Që nga sot AAK në Viti, nuk është partner qeverisë me LDK-në në qeverisjen lokale. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Degës së AAK-së në Viti, Faruk Nura, i cili në një njoftim për “”Kryelajm” ka thënë se ne takimin e sotëm të Kryesisë së Degës së AAK-së është vendosur është vendosur që të dilet nga ky koalicion I cili sipas tij nuk zgjati shumë edhe nga shkaku I mos përmbushjes së kushteve të Marrëveshjes së nënshkruar për kalicion nga ana e kryetarit Sokol Haliti .
Ne kemi qenë shumë këmbëngulës që të plotësohen kushtet e marrëveshjes së koalicionit, por Sokol Haliti,ka zvarrit veprimet e tij për të plotësuar këto kushte.
Ndryshe AAK dhe LDK-ë kishin nënshkruar Marrëveshje koalicioni nga mesi i vitit që lamë pas me të cilën udhëhiqte drejtorin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale . Aziz Zuka