Futboll

Ky është FC København, kundërshtari i ardhshëm i FC Drita

Kundërshtari i ardhshëm i FC Drita, FC Copenhagen, nga kryeqyteti i Danimarkës luan në Superligën e Danimarkës dhe është njëri prej klubeve më të suksesshme të këtij vendi. Është klubi i ranguar më së larti nga ekipet skandinave. Deri më tashti ky ekip ka fituar 16 tituj kampioni dhe 10 Kupa të Danimarkës.

Klubi është formuar në vitin 1992, kur ishin fuzionuar dy klube që kishin qenë vite me radhë kampioonë të Danimarkës Kjobenhavns Boldklub dhe Boldkluben 1903. Ndeshjet si vendas ky klub i zhvillon në Stadiumin Parken, ku luan edhe përfaqësuesja e Danimarkës, kurse rivalin më të madh në kampionat e ka klubin Brondby.

Nsë kuadër të Champions League, ndeshjen e parë ndaj FC Drita do ta zhvillojë më 22 korrik në Stadiumin Parken në Kopenhagë – Danimarkë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 29 korrik në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like