Futboll

Ky është Kemehlo Nguena, përforcimi më i ri i Dritës

 


Nëpërmjet një videoje, FC Drita, kampion aktual i Kosovës në futboll ka prezantuar përforcimin më të ri, Kemehlo Nguena, lojtar me nënshtetësi të dyfishtë, franceze dhe kamerunase.

Ky përforcim vije një ditë para ndeshjes që klubi bardh e kaltër do ta zhvillojë ndaj Ferizajt.

Kamehlo Nguena është i lindur në vitin 2000 dhe i gjatë 183 centimetra, luan në pozitën e mesfushorit defanziv. Ai deri më tashti ka luajtur për ekipe të ndryshme si Troyes (Francë), Slavia Sofia (Bullgari), Riga dhe Auda (Letoni). /kryelajmi.com

You Might Also Like