Futboll

Gjilani fiton bindshëm ndaj Trepçës në ndeshjen për Kupë

Gjilani fiton bindshëm ndaj Trepçës në ndeshjen për Kupë

Trepça – Gjilani 0:5
Golashënues: Solomon ( 2 herë), Zabërxha, Ramadani dhe Dabiqaj

Gjilani ka shënuar një fitore bindëse në ndeshjen për Kupën e Kosovës, të cilën e ka luajtur ndaj Trepçës nga Mitrovica.
Trepça ka luajtur në cilësinë e ekipit vendas, por ndeshja është luajtur në fushën me bar sintetik në Gjilan. “Mysafirët” fitoren e kanë siguruar që në pjesëlojën e parë, ngase pas 45 minutave lojë rezultati ishte 0:4.
Në pjesëlojën e dytë Gjilani ka shënuar edhe një herë për rezultatin përfundimtar Trepça – Gjilani 0:5.
Golashënues për Gjilanin ishin: Solomon ( 2 herë), Zabërxha, Ramadani dhe Dabiqaj
Me këtë fitore Gjilani kalon tutje në garat për Kupën e Kosovës, derisa në kampionat do të zhvillojë vetëm edhe një ndeshje në stinorin vjeshtor, atë kundër Ballkanit, që do të jetë edhe kryendeshja e javës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like