Futboll

Ky është synimi i Vllaznisë në pesë xhirot e fundit

Vllaznia e Pozharanit, që sivjet është larguar nga Superliga e Kosovës në Futboll, shumë keq e ka nisur kampionatin në Ligën e Parë të Kosovës, duke ngelur në fund të tabelës. Kjo përshtypje paksa u përmirësua me arritjen e disa pikëve, kurse klubi pozharanas u dëmtua në disa ndeshje.

Me gjithë këto telashe, në KF Vllaznia nuk janë dorëzuar, ngase ende ka shumë lojë deri në përfundim të kampionatit. Fillimisht, në KF Vllaznia kanë synime për pesë ndeshjet e mbetura këtë vjeshtë e në pranverë presin edhe më shumë.

 

Ja synimet e Vllaznisë për pesë ndeshjet e mbetura:

 

Këto janë ndeshjet e mbetura deri në fund të këtij gjysmë kampionati!

Klubi synon që në këto 5 ndeshje të mbetura të arrijë numër të konsiderueshëm të pikëve.

Pas startit jo të mirë në këtë kampionat pas disa ndryshimeve në staf klubi ka rikthyer paraqitjet e mira dhe synojmë ti rikthehemi pikëve nga çdo ndeshje.

Si klub dhe si fansa të këtij ekipi presim të jemi të bashkuar deri në fund. Vllaznia ka pasur ditë edhe më të këqija mirëpo gjithmonë ka arritur ti kthehet ditëve pozitive.

Shpresojmë gjithashtu të mos dëmtohemi më nga disa persona të cilët kanë ndikim në futbollin Kosovar, e të cilët na kanë dëmtuar shumë keq këtë kampionat.

Presim edhe reagimin nga Federata e Futbollit të Kosovës, që të mos ndodhin disa gjëra që ndodhën në këtë kampionat!

You Might Also Like