Futboll

Starova: Barazimi rezultat pozitiv

Trajnerit shqiptar Sylejman Starova, i ka pëlqyer loja e Gjilanit dhe e Ferronikelit, andaj të dy ekipet sipas tij e kanë merituar nga një pikë.

“Sigurisht se në një pjesë të lojës ne e kishim topin në zotërim më shumë se ata, por kundërshtarin nuk e mposhtëm dot. Krijuam rastet tona, por nuk i shfrytëzuam dhe sigurisht se do të punojmë në këtë drejtim. Jam i kënaqur me lojën, por atë nuk e fituam dot. Ky është një rezultat pozitiv, e jo negative, sepse e përsëris që Superliga e Kosovës ka konkurrencë.” ka thënë Starova.

You Might Also Like