ARSIMI

Lajm i gëzueshem për nxënësit dhe prindërit e Shkollës Fillore ”Halil Alidema” në Pozharan

OSHP-ja refuzon ankesën për tenderin e shkollës së Pozharanit

E me këtë vendim më në fund hapet rruga për rifillimin e punimeve të shkollës që pritej të përfundohej më 2019 e zgjati me vjet rreth 7 vjet!!!!

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kompanisë “Nika PrO- Ing” SH.P.K“, lidhur tenderin për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidema” në Pozharan të Vitisë, projekt ky i kontraktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në vlerën prej 743,609.12 euro. 

Operatori Ekomikë “Nika PrO- Ing” SH.P.K”, kishte parashtruar kërkesë për rishqyrtim kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues, në këtë rast MPB-ja, pasi që me datë 26.10.2023 kjo ministri kishte rekomanduar për kontratë Grupin e Operatorëve Ekonomik (GOE) “AAG PROJEKT SHPK & AC ing SHPK &Euro Services SHPK”, që kishin ofertuar në vlerën 743,609.12 euro. 

Paneli shqyrtues i OShP-së më 22/01/2024, ka refuzuar ankesën e Operatorit Ekonomik: ”NIKA PrO- Ing SH.P.K.”, dhe “bazuar në të gjeturat e ekspertit shqyrtues, konsideron se ankuesi nuk ka arritur të dëshmoj me prova konkrete se ka pasur shkelje ligjore nga ana e Autoritetit Kontraktues gjatë zhvillimit të aktivitetit të prokurimit në fjalë”.

“Vërtetohet “Njoftimi mbi Vendimin të Autoritetit Kontraktues” të publikuar më datën, 26.10.2023, i Autoritetit Kontraktues, Ministria e Punëve të Brendshme, lidhur me aktivitetin e prokurimit me numër: 214- 22-8829-5-1-1.”- thuhet në vendimin e OShP-së, të nxjerrë 22/01/2024.Mes tjerash, Paneli Shqyrtues i OSHP-së, thotë se OE ankues në tenderin për vazhdimin e punimeve për shkollën në Pozharan, kishte ofertuar çmim dukshëm me të lartë, se sa OE i rekomanduar për dhënie të kontratës.

Ndryshe, që nga viti 2016 kur është nisur shkolla në Pozharan, nuk është përfunduar, ndonëse sipas projektit, shkolla duhet të ishte gati në vitin 2019. Aziz Zuka

You Might Also Like