Gjilan

LDK e Gjilanit ngushëllon familjen Qerkini

LDK Gjilan me Telegram ngushëllimi per familjen Qerkini

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta të njeriut të rezistencës dhe zërit të të zhdukurve, Bajram Qerkini.

“E nderuara familje Qerkini,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.

Baca Bajram ishte këmbëkryqi i rezistencës, i cili ka punuar shumë për zbardhien e fatit të të pagjeturve nga lufta në Kosovë.

Baca nga Mitrovica jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 25 vitesh nuk kishte asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur giatë luftës ne Kosovë, por edhe për të giithë të zhdukurit tjerë.

Për 25 vite ishte babai në kërkim të evladit dhe shumë djemve e vajzave të Kosovës.

Shkoi me sytë çelë për kauzën e plagën më të madhe dhe Kosovën e deshi më shumë se ne të gjithë!

Ngushëllimet më te sinqerta familjes Qerkini, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”

You Might Also Like