Në emër të LDK-së në Gjilan, i përgëzojmë kampionet Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi, për suksesin e arritur sot në garat e karatesë, duke fituar medaljen e bronztë!
Jeni dëshmi e vullnetit, disiplinës dhe talentit që e karakterizon rininë tonë gjilanase.
Ky sukses është krenari për qytetin tonë dhe frymëzim për brezat e rinj.
LDK në Gjilan do të vazhdojë të mbështesë sportistët tanë që me mund e përkushtim e ngrenë lart emrin e Gjilanit dhe Kosovës.
Krenohemi me ju!
