Sportet luftarake

Vëllezërit Milot e Altin Zogaj kampionë të boksit në Gjermani në kategorinë gjysmë të rëndë

Vëllezërit Milot e Altin Zogaj kampion të boksit në Gjermani në kategorinë gjysmë të rëndë


Dy vëllezërit Zogaj po bëjnë emër në sportin e boksit në Gjermani, duke hecur shtigjeve të suksesit.

Vëllezërit Zogaj po regjistrojnë suksese të mëdha në kategorinë gjysmë të rëndë gjerë në 76,3 kg duke u plasuar ndër 100 boksierët më të mirë në planet.

Njeriu i cili që nga fillimi nuk dyshoj në cilësinë e vëllëzerve Zogaj dhe i cili i përkrahi që nga fillimi i karierës së tyre është afaristi njohur nga kompania “WOLF” në Gjermani,Ukë Blakaj.

“Eshtë kënaqësi të bashkëpunosh me këta dy boksierë në mes litarve të ringut. Përposë që janë sportist të shkëlqyeshëm, këta janë edhe shembull i rinisë në diasporë duke na bërë krenar me paraqitjet e tyre në jetën sportive. Ne pafundësisht ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme”, ka bërë të ditur Ukë Blakaj.

Vëllezerit Zogaj kanë vizituar ambientet e kompanisë “WOLF”, duke ju dhuruar një palë dorëza të boksit afaristit Ukë Blakaj në shenjë të falenderimit për përkrahjen të vazhdueshme.

You Might Also Like