Gjilan

LDK ka ngushëlluar familjen Murtezi

Anëtarja e Kryesisë së Degës, njëherësh asambleistja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi – Emini, në emër të Lidhjes Domokratike të Kosovës, në Gjilan dhe në emër të kryetarit z.Lutfi Hazirit, në mbledhje komemorative e ka ngushëlluar familjen Murtezi, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Mehmet Murtezi.
Mbase, vdekjet janë gjithmonë të ftohta dhe sjellin dhembje që nuk përshkruhen, por jemi të obliguar që Brenda vetes ta gjejmë njeriun qëndrestarë, të fortë, të durueshëm, sigurisht si shenjë mirnjohjeje ndaj Zotit qe juve ju dha një vëlla, një baba, një shok, një mik të denjë , të devotshëm, të pashoq, e neva na e dha si shoqëri një njeri, një veprimtar dhe gjurmëlënës në historinë e çështjes kombëtare, një shembull se si duhet dashur familja, vendi e atdheu.
Mehmeti njihet si një nga aktivistët më të dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore në Gjilan, duke qenë dhe një nga bartësit e proceseve më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë , krah njerëzve të tjerë të mirë që për qëllim kanë pas dhe kanë çuar deri në fund, Çlirimin e Kosovës, bërjen e shtetit të Kosovës , në të cilin jetojmë, siç e meritojmë sot.
Përveç tjerash, në gjurmët e kësaj historie, Mehmet Murtezi do të mbahet në mend gjithmonë, veçanërisht për LDK-në, dega në Gjilan, si sekretar themelues, si sekretar i parë i Degës. Patjeter që do të mbetet pjesë e përhershme e familjes së madhe rugoviane!
Mirënjohje përherë ndaj veprës së tij, ju të jeni krenarë e Mehmeti ashtu sic do ta thërrasë Zoti tash e tutje, le të pushojë qetë.

You Might Also Like