Gjilani ka shënuar një fitore të vlefshme ndaj Drenicës që e ngre lart në tabelë. Pjesa e parë është luajtur kryesisht në pjesën që i takonte Drenicës dhe Gjilani pati disa raste të mira për të shënuar, por sulmuesit e saj kanë dështuar para portës mysafire. Kjo ka mundur t’u hakmerrej në fund të pjesës së parë, kur Drenica organizoi një kundërsulm të shpejtë nëpërmjet Ukës, por që gjuajtjen e tij e ndali portieri Koliqi.
Në pjesëlojën e dytë u pa lojë edhe më e bukur, sidomos nga ekipi vendas. Në minutat 56 dhe 57 rast të mirë shënimi pati Gerhard Progni i Gjilanit, i cili për pak nuk ishte i saktë. Mirëpo, i njëjti lojtar në minutën 65 ia doli të shënojë kur dha një projektil të furishëm dhe tundi portën e Drenicës. Në minutën 75, Blerim Krasniqi i Gjilanit u rrëzua nga mbrojtësit e Drencisë dhe u desh që të intervenoj VAR për të parë se a ishte penalti. Gjyqtari më në fund vendosi për penalti dhe i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Gerhard Progni, që ngriti rezultatin në 2:0.
Nuk kaloi shumë kohë dhe ndeshja sërish u bë interesante, pasi që në minutën 83 Baton Zabërxha i Drenicës ia doli të shënojë për rezultatin 2:1.
Në fund gjyqtari kryesor ka dhënë 7 minuta lojë shtesë, gjë që i ka dhënë shpresën ekipit të Drenicës që së paku të barazojë rezultatin, por ndeshja përfundoi me rezultat 2:1 për Gjilanin.