Futboll

Mbrojtja e Dritës e pakalueshme për belgët

DEURNE, BELGIUM - JULY 21 : Vincent Janssen forward of Antwerp FC during the conference league 2 round qualification first leg between Royal Antwerp and Fc Drita on July 21, 2022 in Deurne, Belgium, 21/07/2022 Royal Antwerp FC v Fc Drita - Conference League PhotoNews/Panoramic PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxHUNxONLY

Ka përfunduar ndeshja e parë ndërmjet Royal Antwerp dhe Dritës në Ligën e Konferencës.

Skuadra kosovare ka arritur të sigurojë një barazim pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Ekipi i Ardian Nuhiut zhvilloi ndeshje të kujdesshme që nga fillimi, duke u fokusuar në mbrojtje.

Bardhekaltrit tentuan disa herë nga kundërsulmet, por nuk arritën të krijonin ndonjë rast ideal shënimi.

Tashmë për skuadrën që kalon në raundin e tretë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”.

Ky rezultat pozitiv padyshim se e motivon edhe më shumë skuadrën gjilanase dhe tifozët e flaktë të tyre para ndeshjes së kthimit. /Gazeta Olle/ 

You Might Also Like