OPINION

Ligji mbi pagat nuk duhet ti diskriminoj mësimdhënësit

Izmi Zeka

Po shkruaj në cilësinë e qytetarit të thjesht rreth koeficientit të pagave të mësimdhënësve të ciklit parafillor, fillor dhe të mesëm. Është krejt e pakuptimtë që një profesor i shkollës fillore dhe mesme të ketë pagën e balancuar me një person kudo qoftë ai në administratë, komunë apo kudo e të ketë koeficientin e barasvlershëm me kuadrot që përgatisin superstrukturën e ardhshme të republikës së Kosovës. Ndaj edhe kryeministri dhe ministri i Financave duhet të kenë konsideratë ndaj kësaj shtrese që është elitare por edhe siguri për të ardhmen e të gjitha proceseve lëvizëse në Kosovë. Është moment i mirë që mësimdhënësit të kenë pagë të dinjitetshme në mënyrë që puna e tyre të jetë në harmoni edhe me institucionet tjera me përgatitje superiore. E ardhmja e një kombi varet sa investojmë në arsimin. Kjo që e thash tani nuk është e zbuluar nga unë por nga të gjitha analizat shkencore të botës së përparuar.

You Might Also Like