Pas një pune të gjatë të komisionit Parlamentar të Arsimit, në koordinim me Ministrin e Arsimit, Ministrin e Financave, SBASHK-un, konsultimet me Ministrin për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Fondin monetar ndërkombëtar dhe institucione të tjera, e dorëzoj në Kuvend këtë ligj në dhjetor të vitit 2018.
Sot Kuvendi e votoj këtë ligj me të cilin punëtorëve të viteve të ’90 në fushën e arsimit zyrtarisht ju pranohet kontributi që ata e dhanë në vitet e rwnda tw okupimit, kur Serbia i pati mbyll shkollat shqipe.
Me këtë ligj, punëtorët e viteve ’90, pas pensionimit do të fitojnë kompensim shtesë mbi pensionin e tyre varësisht se sa vite kanë punuar. Shtesa minimale (një vit punë është 14 euro, për çdo vit tjetër të punës shtohen nga 7 euro, ata që kanë punuar nëntë vite do të përfitojnë nga 70 euro shtesë për çdo muaj.
I gëzofshin