Futboll

Keita Rezak shpëton Gjilanin

Liria – Gjilani 1-1

-Mbyllet ndeshja!

90′ Fiton Hajdari (Gjil) humbet një rast të 100%, i cili më vështirë ishte të huqej se të shënohej.

80′ Fatih Karahoda (Lir) shpërdoron një rast ideal për shënim, derisa golin e sigurt ia mohon Kenan Haxhihamza.

79′ Fiton Hajdari (Gjil) gjuan nga largësia, por pret Flamur Gashi.

77′ Fatih Karahoda (Lir) provon goditjen nga distanca duke kërkuar ta rikthejë epërsinë, por pret Kenan Haxhihamza.

75′ Goool. Keita Razak (Gji) gjuan bukur me kokë dhe realizon për ta barazuar rezultatin 1-1.

71′ Liridon Fetahaj (Lir) gjuan me të majtën, por pret Kenan Haxhimhamza.

69′ Vilfor Hysa (Gjil) për mrekulli del i vetëm me ‘gardianin’ Flamur Gashi, i cili sërish pret goditjen e futbollistëve mysafirë.

67′ Jefferson Lopes (Gji) nuk arrin të shfrytëzojë një dalje të pasigurt të ‘gardianit’ Flamur Gashi, duke gjuajtur mbi portë.

65′ Fisnik Papuqi (Gjil) gjendet në rast të pastër shënimi, por gjuajtjen e tij nga afërsia e pret ‘gardiani’ Flamur Gashi.

60′ Ramires Guilermo (Lir) gjuan mbi portë.

57′ Fatih Karahoda (Lir) gjuan nga afërsia, por topi shkon fare pranë portës.

-Starton pjesa e dytë!

-Mbyllet pjesa e parë!

44′ Kushtrim Shabani (Gjil) godet me të majtën dhe topi devijohet, por topi përfundon në duart e Flamur Gashit.

35′ Blendi Memaj (Lir) gjuan sërish nga distanca, por kësaj radhe në vend tregohet Kenan Haxhihamza.

30′ Goool. Blendi Memaj (Lir) gjendet bukur brenda zonës dhe me një goditje të sakt brenda zonës realizon për 1-0.

20′ Blendi Memaj (Lir) shmanget bukur në mesin e fushës dhe gjuan për mrekulli, por topi përfundon pak mbi traversë.

12′ Fatih Karahoda (Lir) gjuan nga distanca, por pranë portës.

01′ Vilfor Hysa (Gjil) gjuan me volej nga afërsia, pret Flamur Gashi (Lir).

-Starton ndeshja!

Formacionet startuese:

Liria: Gashi, A.Memaj, Dina, Luis Manuel, Daci, Susuri, Ramirez V., Fetahaj, B.Memaj, Riascos, Karahoha. Kryetrajner: Vicenzo Alberto Annese

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati ,Lila, Magani, Papuqi, Keita Aziz, Shabani, Jefferson L., Hysa, Hajdari, Keita Razak. Kryetrajner: Alban Hyseni

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Meriton Berisha, Lumturie Muahadri, Arben Halilaj

Stadiumi: “Përparim Thaqi”  – Prizren

You Might Also Like