Afrim Rexhepi, kryetar i Organizatës së Invalidëve të luftës së UÇK-së është liruar nga paraburgimi që po mbahej në Maqedoni. Lajmin e kanë bërë të ditur familja e tij dhe organizata që ai e drejton.
Arrestimin e Rexhepit e ka dënuar edhe kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, që kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm, kurse për këtë qëllim Haziri kishte paralajmëruar edhe një konferencë të jashtëzakonshme.
Menjëherë pas lirimit konferenca është anuluar, kurse familja ka njoftuar se Afrim Rexhepi gjendet në Kumanovë për çështje procedural.