LAJME

Lulëzim Musliu na mungon në shkollë e në jetë…!

Llashticë, 13 prill 2018

Edhe pas 19 vjetësh të përfundimit të luftës së fundit në Kosovë 1999, në malet e Llashticës ka gjurma të luftës barbare serbe. Aty mbi fshat, ku janë stehuar banorët në mal, te Kodra e Zezë, edhe sot njeriu gjen shporeta, dyshekë, copa najloni e “sende” tjera të banorëve të llashticës. Por, dita më e vështirë për llashticasit ishte 30 prilli i vitit 1999, kur në mal erdhën paramilitarër serbë dhe i zënë banorët e këtij fshati, të cilët i detyrojnë me dhunë të kthehen në fshat.

Por, ata që nuk ikën nga shtëpitë e tyre, se ishin të sëmurë: pleq, gra, por edhe fëmijë, pësuan keq e me jetë. Dhe në ditën (13 prillit (1999), paramiitarët serbë, këta që i gjetën nëpër shtëpia i marrin dhe i ngujojnë në shtëpinë e Xha Rifat Shabanit. Aty, paramilitarët serbë i vranë e i masakrojnë 13 anëtarë të dy familjeve llashticase: Shabanit e Hyseni: Rifat Shabanin (1919), djalin e dytë të tij Selami Shabanin (1954), Zijavere Shabanin (1962), djalin e saj Fisnik Shabanin (1996) dhe djalin e nipit, Lirimin, foshnje dyjavëshe (23 mars 1999).

Po në këtë vend, i vrasin e i masakrojnë shtatë anëtarët të famijës Hyseni: Hysen Hyseni (1933), Ajshe Hyseni (1937), Fazli Hyseni (1963) Driton Hyeni (1982), Arife Hyseni (1963), Mirije Hyseni (1970) si dhe nipin e tyre nga Velekinca, Blerim Halilin 17-vjeçar. Këto dy familje, pësuan më së shumti në njerëz më 30 prill 1999. Në këtë ditë i vranë aty ku gjetën shqiptaë në mal e rrugë. Në fund të krimit, barbarët serbë, për t’i humbur gjurmët e krimit, ata shtëpisë ia vejnë zjarrin dhe e rrafshojnë me bulldozher.

Ndërsa, Lulëzim Musliun, barbarët e vrasin në mal. Ai, si i vogël u gjend aty afër tendave na mal duke luajtur me shokë. Ai e adhuronte lojën, por edhe i bënte detyrat e shkollës. Dhe, gjer sa prindërit e Lulëzimit u përballnin me jetën në mal, ku qëndruan dy javë në një jetë të rëndë, barbërët serbë e takojnë në mal Lulëzimin. Pa një pa dy, ate e vrasin aty afër në mal duke lozur me shokë.

Ai ishte i lindur më 28 shkurt të vitit 1987 në Llashticë. Ishtë nxënës i klasës së pestë në shkollën fillore “Esad Berisha” të këtij fshati. Kjo ishte vrasje e dhimbshme. Aty paramilitarët vrasin edhe shumë të jerë, si janë: Ali Selimin, Enver Murselin, Ymer Rshitin, Habibe Ramushin, vajzën e fundit të Idriz Seferit, Rukije Ramushin, mbesën e Idrizit, Nezir Ramushin, Azem Canin Sylejman Ibishin e Xhavit Berishën.

Dhe, po me 13 prill 2000, drejtori i shkollë Nehat Shabani, e zbuloi pllakën përkujtimore të Lulximit mu në oborrin e shkollë së fshatit “E. Berisha “ në Llashticë. Dhe, kjo vdekje nuk harrohet. Prindërit e Lulëzimit, sa herë vjen kjo datë e 13 prillit, ata janë me lotë në sy e me dhembje zemre. Kur i shohin moshatarët e tij se tash janë në shkollë e janë rritur, ata përnjëherë e përkujtojnë dhe nuk e harrojnë. Lulëzimi Musliu ishte nga ata vocërrak që e deshi shumë shtëpizën e diturisë , shkollën. Por, ai sot mungon në shkollë e jetë. Por, sa herë shokët e tij dalin në oborr të shkollës, ata afrohen afër pllakës përkujtimore ku ndritë si “nuri” buzëqeshja e djaloshit të Llashticës, Lulëzim Musliut, i cili edhe në këtë vend, ai “rrëfen” barbarinë serbe që ka vra shqiptarë pa dallim në moshë e gjini. I qoftë lehtë dheu! /Tefik Selimi

 

You Might Also Like