Gjilan

Lutfi Haziri falënderon misionin vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri ka pritur në takim përfaqësues nga misioni vëzhgues i zgjedhjeve të Bashkimit Evropian në Kosovë 2025, përkatësisht znj. Juliette Le Dore dhe z. Ivar Hendla.
Kryetari z. Haziri i falënderoi ata për takimin dhe për monitorimin para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, për t’i dhënë siguri këtij procesi kaq të rëndësishëm të demokracisë.
Me këtë rast, kryetari z. Haziri ka pranuar draftin e parë të monitorimit të procesit zgjedhor.

You Might Also Like