Kryendeshja Drita – Gjilani që do të luhet sot, e diele me fillim në ora 13, nuk ka anashkaluar as kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka disa fjalë për këtë kryendeshje. Ai në llogarinë e tij në facebook ka shkruar:
“Sot uroj me pa lojë e mirë, rivalitet i jashtëzakonshëm në fushë, e tifozeri të jashtëzakonshme, qysh dinë Intelektualët e Skifterët. Në derbin më të madh lokal në Ballkanin Perëndimor Drita-Gjilani, mbi të gjitha, uroj për lojë fair-play. Përshëndetje nga kryeqendra e sportit!”, ka shkruar Haziri, në llogarinë e tij në Facebook.