Futboll

Gjilani “dërgon” Arbërinë në Ligën e Parë

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu, Pira, Ibrahimi, Hyseni, Avdulli, Bahtiri, Zabërgja, Bruqi, Llugiqi, Kryeziu, Cesar Santos. Kryetrajner: Arbnor Morina

Gjilani: Ruçi, Kqiku, Dallku, Veliu, Halili, Useini, Musolli, Hila, Hajdari, Çyrbja, Progni. Kryetrajner: Ismet Munishi

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Lumturije Muhadri, Imran Kabashi, Bardh Ajeti

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore si mysafire në ndeshjen kundër Arbërisë, në një përballje ku u shënuan hiç më pak se 7 gola.

Megjithëse ekipit nga Dobraja fitorja iu desh shumë më shumë për shkak të pozitës së pavolitshme në tabelë, në fund fitores iu gëzua Gjilani, i cili triumfoi me rezultat 3-4.

Ndeshja filloi shpejt me dy gola brenda 11 minutave. Së pari Besar Musolli e kaloi Gjilanin në epërsi në minutën 5’, ndërsa gjashtë minuta më pas braziliani Marclei Santos shënoi nga penalltia.

Në pjesën e parë pati edhe dy gola, nëpërmjet Almir Kryeziut (20’) të Arbërisë dhe Gerhard Prognit (39’) të Gjilanit për të shkuar skuadrat në pushim me rezultat 2-2.

Ekipi nga Dobraja gjeti golin përsëri në minutën 52’ me golin e Kreshnik Bahtirit, por në 10 minutëshin e fundit gjithcka ndryshoi në të mirë të gjilanasve.

Progni shënoi golin e tij të dytë të ndeshjes për rezultatin 3-3 në minutën 83’, ndërsa rezultatin përfundimtar e përcaktoi Shend Kelmendi 89’ i cili e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë daljen e gabuar të portierit vendas.

Ky rezultat i ka vështirësuar edhe më shumë punët skuadrës së Arbërisë, e cila vazhdon të mbetet në pozitën e parafundit në tabelë.

You Might Also Like