Futboll

Nga FC Drita largohet edhe një lojtar

FC Malisheva ka konfirmuar edhe zyrtarisht që Rilind Haziraj është lojtar i tyre. Bëhet fjalë për Rilind Hazirajn, i cili kishte ardhur te FC Drita si talent i madh, duke nënshkruar kontratë afatgjate, por që pas shtatë muajsh lojtari 24-vjeçari ka filluar një rrugëtim të ri me klubin e Malishevës, shkruan kryelajmi.com

Këtë e ka baë me dije klubi i Malishevës, të cilët në faqen e tyre në facebook kanë shkruar:

“Konfirmojmë se kemi arritur marrëveshje me FC Dritën për transferimin e Rilind Haziraj.

Rilindi luan si qendër sulmues dhe do të jetë një aset shumë i rëndësishëm në repartin ofanziv.
Mirë se vjen Rilind dhe suksese!” 
Rilind Haziraj kishte patur disa paraqitje te Drita, rëndom si zëvendësues, por ai në klubin bardhe kaltër hasi në një konkurrencë të fortë me Blerim Krasniqin dhe Ardit Tahirin./kryelajmi.com/.

You Might Also Like