Kryetari i Gjilanit në detyrë, Lutfi Haziri, ka reaguar pas rastit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku nga një sulm me breshëri automatiku mbetën tre të vdekur dhe një qytetar i plagosur.
Në një postim të tijin, Lutfi Haziri ka shkruar:
“I trishtuar me vrasjet makabre në Gllogjan. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë me urgjencë për ta zbardhur këtë ngjarje makabre. Lutem për viktimat dhe familjet e tyre!”.