Gjilan

Nxënësit e shkollave fillore të Gjilanit nderojnë me vizatime Ditën Botërore të Sindromës Down

Nxënësit e shkollave fillore të Gjilanit ,nderojnë me vizatime Ditën Botërore të Sindromës Down

Shumë nxënës të Shkollave Fillore të komunës së Gjilanit, në platon para Teatrit të Qytetit, me shumë dashuri e respekt kishin dalur për të përkujtuar Ditën Botërore të Sindromës Down me vizatimet e tyre.

Fëmijët u panë me shumë vizatime të bukur të cilat i kishin bërë me duart e tyre të njoma tek qendra për ti shitur pa qmimë të caktuar, që këto mjete finaciare të mbledhura të dërgohen tek Qendra e Sindromës Down në Gjilan, për t’ju lehtësuar aktivitetet e këtyre përsonave.

Shumë prindër me fëmjiët e tyre të cilët janë të prekur nga kjo Sindromë u shprehën se qyteti i Gjilanit ka nevojë për aktivitete sa më shumë për fëmijët e tyre.

Në këtë aktivitet u pa edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Siq dihet në dhjetor të vitit 2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur21 Marsin Ditë Botërore të Sindromës Down me qëllim për të rritur sa më shumë ndërgjegjësimin publik.

You Might Also Like