Gjilan

Gjilani ka hy në zonën e kuqe sa i përket vendit të varrezave të qytetit

Gjilani ka hy në zonën e kuqe sa i përket vendit të varrezave të qytetit. Lokacioni ekzistues është stërmbushur dhe nuk është duke nxën më. Ka raste kur mihësit e varreve hasin në eshtra njerëzish të varrosur kohë më parë dhe kjo nuk është se ndodh rrallë por thuajse përditshëm.
Është totalisht papërgjegjësi e instituicioneve komunale të cilat ende nuk kanë ndarë një lokacion të ri që i plotëson kushtet për varrezat e qytetit të Gjilanit.
Epo, kjo qeverisje nuk është në gjendje një lokacion për varreza me ndarë, ndërsa qytetarët presin zhvillim ekonomik e përparim të Gjilanit. Mjerim!
Çështja e varrezave është bërë problem i madh, kuptojeni këtë. Nuk kanë faj bashkësitë fetare në Gjilan, nuk kanë faj as qytetarët, ka faj Komuna e Gjilanit e cila është përgjegjëse për caktimin e lokalitetit të varrezave.
Nuk është me rëndësi ku, rëndësi ka me u bë ndarja brenda territorit të Komunës së Gjilanit dhe jemi në rregull. Kjo duhet të bëhet tani dhe pa asnjë vonesë, sepse edhe ashtu jemi shumë të vonuar.
Qytetarit të Gjilanit nuk i interesojnë interesat e individëve të caktuar lidhur me këtë temë. Qytetari ynë kërkon që Komuna të veproj në këtë drejtim dhe kjo duhet të ndodh tani. Bëjeni!
Ardian Azemi

You Might Also Like