Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas titullit të fituar nga skuadra e Dritës.
Në fakt, Haziri shkrimin e tij e nis me barazimin e Gjilanit, i cili i mundësoi titullin e tretë në histori rivalit lokal, Dritës.
“Gjilani barazon pas një super angazhimi në lojë. E merituan fitoren drejt titullit. Dëshmuan se çka është korrektësia në futboll gjatë gjithë kampionait. Bravo Skiftera, lojtarë, punëtorë sportiv dhe z. Florim Zuka.
Në anën tjetër, urime për titullin e tretë të kampionit të Superligës së Kosovës, kryesisë së Dritës, lojtarëve e Intelektualëve.
Faleminderit të dyja ekipeve për ndeshjet fantastike dhe emocionet që na dhuruan gjatë kampionatit. Besoj shumë që dy ekipet tona do të garojnë në arenën europiane. Përshëndetje nga kryeqyteti i sportit dhe kulturës. Shihemi bashkë në garat europiane”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook.