Vllaznia e Pozharanit, që nuk ka nisur mirë kampionatin në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, këtë të hënë ka shënuar një fitore të vlefshme në ballafaqim me Vllaznimin e Gjakovës. Lojtarët pozharanas janë treguar tejet efikas duke ngadhënjyer me rezultat të thellë 1:4.
Me këtë fitore Vllaznia e Pozharanit ka arritur në kuotën e nëntë pikëve dhe është larguar nga zona që e largon nga Liga e Parë. Aziz Zuka