Kandidati për kryetar të LDK-së, Lufti Haziri sapo ka votuar për kryetarin e ri të partisë.
Ai tha se ky proces i votimit të fshehtë duhet të shkojë deri në fund, derisa ka hedhur poshtë hipotezat se mund të ketë ndonjë marrëveshje në mes të procesit të brendshëm zgjedhor.
“Nuk është pjesë e kulturës sime mënyra e tillë e punës, procesi duhet të shkoj deri në fund”, deklaroi kandidati për kryetar të LDK-së, raporton Zeri.info.
Ai ka folur edhe për dy kundërkandidatët e tij, teksa ka thënë se është i lumtur me sjelljen e tyre.