Këtë javë të enjtën do të zhvillohet ndeshja e gjiros së gjashtë. FC DRITA do të takohet me FC Ballkanin, nesër, në ora 15:00, në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.
Për këtë ndeshje,fillimisht portieri Faton Maloku tha se kanë përgatitur në maksimum ndeshjen ndaj një skuadre shumë të fortë.
“Jemi munduar të përgatisim ndeshjen si nga ana psiqike, fizike, taktike në maksimum duke respektuar skuadrën e Ballkanit po presim me padurim deri nesër që të japim maksimumin”, tha portieri Maloku.
“Është e vërtet që nuk kemi pasur një start të mirë, por loja e fundit na ka dhënë një qetësi dhe jemi munduar t’i përmisojmë. Shpresoj që prej tash e tutje të marrim rezultate pozitive duke na përcjell pak më shumë edhe fati” përfundon Maloku.