Futboll

Inter Club d’Escaldes, kundërshtar i Dritës në eliminatoret e Champions League

Inter Club d’Escaldes është kundërshtari i FC Drita në preeliminatoret e Champions League që do të luhet në gusht të këtij viti në Nyon të Zvicrës.

Inter Club d’Escaldes ka fituar titullin e kampionit në Andorrë, vend ky që shtrihet në mes të Francës dhe Spanjës.

Ky klub është themeluar në vitin 1991, kurse në vitin 1995 për herë të parë është inkuadruar në Premiera Division të Andorrës, kur kishte përfunduar në pozitën e tetë, andaj edhe ishte larguar nga liga, për t’u rikthyer në të në vitin 2005. Ngjyrat e klubit janë zi e kaltër, kurse është hera e parë që është shpallur kampion në shtetin e vet pikërisht në sezonin 2019/2020.

Klubi kryesisht përbëhet me lojtarë nga Andorra, por në skuadër ka edhe lojtarë nga Spanja, Portugalia, Paraguaji dhe vende të tjera./kryelajmi.com/.

You Might Also Like