Marko Simonovski për herë të dytë, “YLLI I JAVËS”⭐️ në Superligë
Futbolkisti ynë, Marko Simonovski ka fituar çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e 27-të në BKT Superligë.
Sulmuesi i DRITËS u vlerësua për paraqitjen në ndeshje ndaj KF Ulpianës, ku Marko tregoi formë të shkëlqyeshme dhe shënoi dy gola në minutat 25-të dhe 59-të.
Simonovski këtë vlerësim e mori për herë të dytë në këtë edicion, pasi Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova e shpalli Simon si më të mirin edhe në xhiron e 17-të.