Futboll

Mezani: Mëkat që humbëm, merituam më shumë

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, pas humbjes 1:2 ndaj Llapit ka deklaruar:

“Më vjen keq për humbjen, sepse çunat sakrifikuan në pjesën e dytë. Humbëm një ndeshje, jo për meritë të kundërshtarit, por prej gabimeve tona individuale. Neve na duhet punë për t’u përmirësuar. Nuk arritëm të marrim rezultat të mirë në një ndeshje të tillë. Është mëkat, por ky është futbolli. Bëm ndeshje të mirë, por u mundëm nga një skuadër që është pretendente për titull me lojtarë cilësorë. Ne kemi lojtarë të mirë që kanë cilësi të mira teknike dhe me karakter mjaftë të mirë. Kështu që, sot humbëm tri pikë.”

You Might Also Like