Gjilan

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Qatar Charity shpërndajnë 400 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Qatar Charity shpërndajnë 400 pako ushqimore për familjet në nevojë

Gjilan, 5 prill 2022 – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity ka shpërndarë sot 400 pako ushqimore bazike për familjet në nevojë, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku e drejtorët komunalë, Aurorë Osmani Buca e Kushtrim Zeqiri.

“Ky aktivitet në mbështetje ndaj familjeve në kohë pandemie, e sidomos tash që jemi në muajin e Ramazanit, është shumë i mirëpritur, prandaj e falënderoj organizatën Qatar Charity për mbështetjen e madhe për këto familje. Ky është vetëm njëri prej aktiviteteve që e kemi nisur me këtë organizatë”, ka thënë me këtë rast kryetari Hyseni.

Përfaqësuesi i organizatës Qatar Charity, Ukë Rexhepi, pasin e falënderoi kryetarin Hyseni për bashkëpunimin, tha se kjo është një dhuratë për familjet në nevojë në Gjilan për t’ua zbutur sado pak gjendjen ekonomike.   ​

You Might Also Like