Një shok i vërtetë për FC Drita që në minutën e tretë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë të ekipit vendas, topi erdhi në të majtë te Bleart Tolaj, i cili me një supergjuajtje mbi trupin e portierit Maloku e dërgoi topin në rrjetë, duke qëlluar këndin e epërm të djathtë.
Drita pati mundësi të barazojë në minutën 21, kur pas një harkimi të Besnik Krasniqit, në vijën e dytë më së miri u gjet Jorgo Pëllumbi që gjuajti me kokë, por që për pak nuk ia doli të realizojë.
Në një sulm të rrufeshëm në minutën 38, Ballkani sërish ka gjetur rrjetën e Dritës, kësaj radhe nëpërmjet Potokut, i cili gjuajti paksa nga e majta, por porta kishte ngelur e zbraztë dhe Maloku me gjithë se u hodh nuk arriti t’a ndalë gjuajtjen e tij për 2:0./kryelajmi.com/.





