Futboll

Drita “dërmoi” Feroniklin

Drita ka shënuar njërën nga fitoret më të thella në Superligë, duke e mundur Feroniklin e Drenasit me rezultat 7:0. Ndeshja është zhvilluar në Lipjan, pasi që fusha në Gjilan ende nuk është gati për të pranuar lojtarët.

Që në minutën 4, Namani ka shënuar për ta kaluar Dritën në epërsi. Në minutën 21, Dritës iu anulua një gol në minutën 21, pasi që VAR vlerësoi se Simonovski ishte në pozitë jashtë loje.

Në minutën 29 përsëri Hamdi Namani, shënon me kokë për ta dyfishuar epërsinë e Dritës e i njëjti lojtar në minutën 45 kompletoi het-trikun pasi realizoi pas asistimin nga Ilir Blakqori.

Drita golin e katërt e shënoi në minutën 54, kur Marko Simonovski gjendet bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme shënon. Pas dy asistimeve, vjen goli për Arbnor Mujën në minutën 74. Sulmuesi mitrovicas shënoi një gol fantastik nga distanca. Për 6:0 shënoi Almir Kryeziu e në fund shënoi edhe Tahiri nga afërsia dhe Drita fitoi me rezultat të thellë 7:0.

You Might Also Like