Në fushën e mbuluar nga mjegulla, para se të niste ndeshja, portieri Faton Maloku është nderuar me një dhuratë me fanellën e FC Drita, ngase ai për herë të 200 u paraqit e me Dritën, Mjegullës iu shtua edhe tymi i shkaktuar nga tifozët e Dritës “Intektualët”, ngase edhe kësaj radhe “Skifterë” nuk pati shkaku i kushteve në Stadiumin me bari sintetik.
Drita ka kërcënuar që në minutën e dytë nëpërmjet Blerim Krasniqit, por gjuajtja e tij u bllokua. Drita seriozisht ka rrezikuar edhe në minutën 5, kur Abazaj ka harkuar, Blerim Krasniqi qëlloi me kokë dhe dërgoi topin në këndin e djathtë të poshtëm, por gol të sigurt shpëtoi Vokli Laroshi.
Në minutën 40, pas një harkimi nga e majta të Abazajt, Dabiqaj u shkëput me kokë, por gjuajtja e tij e fuqishme u përpas për tërthorëse. Gjilani rastin e parë dhe të vetmin, por më të rrezikshmin e pati në kohën shtesë të pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë, kur shpërthyen Ibrahimi e Bilali që shërbeu Bašën në anën e djtahtë, por gjuajtja e tij me të djathtën, për pak përfundoi skaj pingulës së Malokut, andaj pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0. /kryelajmi.com/.





