Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Gjilani si është më së miri

Ndeshja në Stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë ka nisur shumë mirë për SC Gjilanin, që ia ka dalë të shënojë shumë herët, që në minutën 4. Pas një shpërthimi nga e djathta Enur Totre ka harkuar në brendi, mbrojtja e Malishevës nuk ka reaguar mirë e topi ka ardhur në brendi të zonës, ku i vetmuar ishte Senad Jaroviq, që nga afërsia ka futur topin në rrjetë për 0:1.

Në minutën 24 për Malishevën ka rrezikuar Gjylani, por gjuajtja e tij për pak shkoi mbi portën e Laroshit.

Në minutën 25 Gjilani ka organizuar një sulm për lakmi kur Yll Ibrahimi ka harkuar nga e majta e Basha me kokë shërbeu Morinën, i cili nga afërsia e futi topin në rrjetë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like