Futboll

Intelektualët shikojnë ekipin e zemrës nga lartësia

Tifozët më të flaktë të Dritës, Intelektualët, gjithmonë gjejnë mënyra për të përcjellë ekipin e tyre të zemrës. Këtë të shtunë, ata e kishin të ndaluar të jenë të pranishëm në tribuna, shkaku i rrezikut të përhapjes së pandemisë covid19.

Ky grup i tifozëve, që më tepër parapëlqen që ndeshjet t’i përcjellë live, por jo në televizor, edhe kësaj radhe gjeti një mënyrë për të parë ndeshjen, edhe atë nga lartësia. Ata janë ngjitur në katin më të epërm të Shkollës së Muzikës që është në ndërtim dhe prej aty kanë përkrahur ekipin e tyre të zemrës, kurse në fund të ndeshjes edhe lojtarët janë drejtuar kah ta, për t’i falënderuar për përkrahjen e dhënë.kryelajmi.com

You Might Also Like