Futboll

SC Gjilani i paguan futbollistët dhe i uron futbollistët Kosovar kthim në fusha të blerta    

 

 
Topi i futbollit në Kosovë tani e një muaj nuk rrukolliset në fushat e blerta të futbollit për shkak pandemisë COVID-19, e cila është bërë një sëmundje e padukshme për tërë njerzimin e botës duke mos pasur një zgjidhje gjerë më tani.
Shumë klube të Kosovës po ballafaqohen me mungesa për të paguar futbollistët e tyre apo duke ju zbritur pagat e tyre në përqindje të madhe, por për SC Gjilanin nuk ka ndonjë problem të madh, ata përpos që i kanë paguar futbollistët e tyre me rregull i kanë shpërblyer edhe me bonuse të ndryshme  futbollistët e saj.
” Futbollistët e Gjilanit jo që marrin pagat me rregull por marrin edhe bonuse të ndryshme, ne e kemi tregu gjatë kampionatit dhe po dëshmohemi edhe tani për ti treguar opinionit futbolldashës se kush është SC Gjilani, jo vetëm tani por edhe në të ardhmen”, ka bërë të ditur njeriu i parë i “bardhekuqëve” të Gjilanit, Florim Zuka.
Zuka ka bërë të ditur se disa mediume në Kosovë kanë shkruar disa të pavërteta për klubin tonë.
” Kot e kanë disa mediume e disa portale që kanë dashur ti krijojnë disa trubullira në klubin tonë, por ata e kanë tregu profesionalizmin e tyre dhe në nifar mënyre na kanë keqpërdor mirsjelljen tonë që i kemi respektuar, por tani do të jetë pak më ndryshe me disa njerz, dhe le ta din se Gjilani është kampion në të gjitha aspektet në futbollin e Kosovës”.
Presidenti Zuka lidhur me mbarvajtjen e garave në futbollin e Kosovës për shkak pandemisë COVID -19, ka bërë të ditur se primare është shëndeti i njerzëve.
“Problemi më i madh në këto momente është shëndeti i njerzve, i futbollistve, si dhe fillimi i kampionatit, ne në asnjë mënyrë nuk pranojmë që të dalim në evropë nga tavolina ose arbitrave e kurdisjeve, ne dëshirojmë të dalim në evropë me djersë në fushën e futbollit, ndërsa në këto momente  të vështira të popullit uroj të jenë shëndosh e mirë të gjithë, poashtu për gjdo futbollist dëshiroj që të kenë shëndet me familjet e tyre dhe sa më parë t’ju kthehemi fushave të futbollit që po na mungojn jo vetëm klubeve por në veqanti tifozve, por sëbashku me diciplinë të madhe do t’ja

dalim ta mposhtim këtë virus të padukshëm”.

You Might Also Like