Futboll

Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Drenica po mbahet mirë

Gjilani që po lufton për dalje në Evropa dhe Drenica, që e ka të vështirë mbijetesën në Superligë janë përballur këtë të diele në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan. Pjesa e parë është mbyllur pa gola, në të cilën të dy ekipet patën rastet e veta.

Rastin e parë më të mirë në ndeshje e pati Drenica në minutën 15, kur pas një bashkëveprimi shumë të mirë ndërmjet Mimamotos, Da Silvës dhe Abazit, ky i fundit ishte në një pozitë shumë të mirë ballore dhe gjuajti me efe, por topi për pak centimetra shkoi pranë pingules së majtë të Enea Koliqit. Dy minuta më pas, pas një veprimi shumë të mirë vetjak, Miamoto u gjet i vetmuar para portës së Koliqit, por për pak gjuajti jashtë. Gjilani rastin e parë më të mirë e pati në minutën 22, kur Calé e shërbeu Bilallin në brendi por gjuajtjen e sulmuesit të ri gjilanas e priti portieri i Drenicës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like