A mi fal buzët për pak çaste?
Thuaj a të dhemb që s’më shijon
mos ndoshta ato pak kohë që u deshtëm
unë një shije të hidhur ta kisha lënë?
Më thuaj për ngrohtësinë që kishim krijuar
që edhe ujërat më të mëdhenj nuk i la të rridhnin
sytë e mi vetëm të tut’ shikonin
mes flakëve në trupin tënd ata rrinin.
Pa e lëshuar asnjë zë më trego a kishe vendosur të groposeshe si unë?
Pikë në fund të oqeanit kujtimet tona kishin mbetur
pikë, që nuk shterret kurrë.
Andaj sot e nesër përsëri
mes vargjeve e mendjes do lundroja pafund
dikur e di se do të vi aty për ty
dhe do të rrëmbej puthjet e munguara.
Alisa Bekteshi