Libri

Më 24 qershor mbahet ceremonia e dhënies së çmimit letrar “Beqir Musliu”

Më 24 Qershor, në Gjilan
MBAHET CEREMONIA E DHËNIES SË ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU”…
Ditën e enjte të 24 qershorit 2021, ora 11:00,në Gjilan, përkatësisht në Bibliotekën e re të Qytetit, mbahet Ceremonia e dhënies së Çmimit letrar “Beqir Musliu”, pikërisht në ditëkalimin në amshim të shkrimtarit Beqir Musliut.
Fitues i sivjem i këtij Çmimi është shkrimtari nga Tirana, Nasi Lera,autor i shumë romaneve, vëllimeve me tregime si dhe i një dyzine përkthimesh nga letërsia botërore, në gjuhën shqipe.
Çmimin e jep Komuna e Gjilanit, përkatësisht Zyra e Kryetarit që nga viti 2004 e këndej, në nderim të figurës dhe veprës letrare të njërit prej gjilanasve më të shquar të shekullit njëzet, Beqir Musliut.
Deri më tash këtë Çmim që ju jepet shkrimtarëve të cilët kanë rrumbullakësuar një karrierë të bujshme letrare dhe janë shquar me vlera e prurje të reja në letërsi, e kanë fituar: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Xhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti, Nehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Shaip Beqiri, Ramadan Musliu, Ramadan Rexhepi, Edi Shukriu dhe Agim Gjakova.

You Might Also Like