Duke parë nevojën e stafit mjeksor të QKMF-së në Viti mërgimtari dhe humanisti vitias Xhavit Islami, ka ndihmuar stafin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)në Viti me 50 palë rrobash shumëpërdorimeshe të cilat janë të mirëseardhura në luftën kundër përhapjes së virusit COVID-19 i cili deri me tani ka prekur 49 qytetarë të kësaj komune.
Këtë lajm na e konfirmoi edhe Dr.Vjollca Kadolli,drejtoreshë e QKMF-së në Viti e cila ka falenfderuar z.Xhavit Islami për gjestin e tij. Edhe institucionet komunale kaanë falenderuar mërgimtarin vitias për këtë ndihmë duke theksuar se në këtë kohë të pandemisë këto rroba janë shumë të mirëseardhura pasi që ndikojnë në mbrojtjen e stafit mjekësor që të mos infektohen me virusin COVID-19.
Dr. Vjollca Kadolli-Halili, tha se komuna e Vitisë dhe stafi mjekësor i kësaj komune, ju është mirënjohës çdo donatori që ju ka dalë e po ju del në ndihmë në këtë kohë të pandemisë.Aziz Zuka