Viti

Edhe fshati Ramjan i bashkëngjitet aksionit të pastrimit

 

Banorët e fshatit Ramjan të Vitisë,i cili tashmë është bërë i njohur si fshat i “”gjelbrimit”’ i është bashkangjitur muajit të pastrimit në komunën e Vitisë.Ata kanë zhvilluar dje një aksion të pastrimit në kuadër të ditëve të pastrimit që po zhvillohet në gjithë territorin e Komunës së Vitisë.

Ndërkaq në këtë aksion të pastrimit ku kanë marrë pjesë shumë banorë të këtij lokaliteti ju janë bashkangjitur edhe Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit si dhe ushtarë nga Zyra për Monitorim dhe Ndërlidhje (LMT) e KFOR-it Amerikan në Viti.

Bëhet me dije se gjatë këtij aksioni është bërë pastrimi i hapësirës për gjatë rrugës kryesore të fshatit dhe janë grumbulluar rreth 30 thasë mbeturina.Aziz Zuka

 

You Might Also Like