Futboll

Mesjava e futbollit, Drita i shkon Prishtinës, Gjilani udhëton në Drenicë

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 21-të në mesjavë.

E padyshim që dueli më interesant i kësaj xhiro zhvillohet ai mes Prishtinës dhe Dritës, apo ndryshe klasikja e futbollit kosovar.

Kryeqytetasit pas dy humbjeve radhazi synojnë të rikthehen te fitoret të mërkurën, derisa Drita pas fitores 5-1 ndaj Dukagjinit kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Sfida mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Duel tejet interesant të mërkurën zhvillohet edhe në mes Drenicës dhe Gjilanit. Drenica luajti shumë mirë këtë të diele, por në fund u mposht nga Ballkani me rezultat 2:1, derisa Gjilani në dy ndeshjet e para në këtë stinor të luajtura në fushë të vet, nuk arriti më shumë se pikë, duke barazuar me Ferizajn (0:0) dhe me Malishevën (2:2).

You Might Also Like