KRONIKË E ZEZË

Arrestohet i dyshuari për mashtrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore disa mujore ka arritur që sot me datën 21.02.2023 të arrestojë të dyshuarin kosovar shqiptar B.K. (1992).

Arrestimi i tij nga ana e hetuesve policor rajonal është bërë pasi që i njëjti dyshohet se me datën 23.10.2022 duke përdorur disa rrjete sociale dhe media ka postuar foto të personave me emra të rremë kinse kanë nevojë për ndihmë mjekësore duke kërkuar mbështetje financiare. Me këtë veprime i dyshuari kishte arritur që të përvetësoj një shumë të konsiderueshme të parave.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mashtrim’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore. Rasti vazhdon të hetohet.

You Might Also Like