Gjilan

Mësuesi Mehmet Vranovci është viktima, i cili u godit për vdekje nga vetura në Gjilan

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Idriz Seferi’ në qytetin e Gjilanit, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.

Burimet e 06 Press bëjnë të ditur se viktima nga ky aksident është mësuesi  Mehmet Vranovci.

Mësohet se i ndjeri kishte qenë duke kaluar nëpër vendkalimin e këmbësorëve kur ishte goditur nga një veturë e cila po lëvizte në drejtim të qendrës së qytetit.

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, 75-vjeçari është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Gjilan, por që i njëjti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurores, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti.

You Might Also Like