Futboll

Mezani: Në pjesëlojën e dytë më shumëpati zhagitje se sa lojë

Kryetrajneri i ‘kuqebardhëve’ Gentjan Mezani është ndarë i pakënaqur me mënyrën se si u nda drejtësia në derbi, ndërkohë që fajëson edhe futbollistët e Dritës për zhagitje të ndeshjes.

“Kemi bërë një paraqitje jo të mirë. Skuadra kishte një lloj frike, ndoshta ka influencuar mosnjohja e derbit. Pjesa e dytë ishte e vështiresuar nga arbitrat dhe lojtarët kundershtarë, pasi që nuk u luajt fare futboll, duke parë futbollistët vetëm që qëndronin të shtrirë. Kundershtari e fitoi ndeshjen me vetëm një goditje në portë, pasi që nuk ofroi asgjë ne këtë përballje”, theksoi fillimisht Mezani për “Super Sport Kosova”.

Tekniku vlonjat potencoi gjithashtu se në ndeshjet e radhës do të bëj ndryshime në skuadër për të kërkuar që ekipi të rikthehet te rezultatet pozitive.

Në kuadër të javës së tetë Gjilani udhëton drejt kryeqytetit për tu përballur me Flamurtarin.

You Might Also Like