Pas ndeshjes Gjilani-Flamurtari, Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit deklaroi se ndeshja nuk ishte e lehtë pavarësisht rezultatit të arritur në fushën e lojës.
“Nuk do ta quaja një fitore të lehtë edhe pse rezultati të jep përshtypje të tilla. Kemi patur presion përpara ndeshjes për shkak të disfatës së kaluar. Gjithçka më e lehtë për ne u bë kur edhe e realizuam golin e parë. Kemi patur përballë vetës një skuadër të mirëvendosur dhe që kishte dëshirë ta fitonte ndeshjen përballë nesh”, deklaroi Mezani.