Sportet me dorë

Vije edhe fitorja e tretë e KV Drita në këtë kampionat

Klubi I Volejbollit Drita në konkurrencën e meshkujve, në xhiron e katërt të kampionatit të sivjetmë ka shënuar fitoren e tretë, duke mposhtur Ulpianën e Lipjanit me rezultat të pastër 3:0. Drita këtë ndeshje e ka zhvilluar në cilësinë e mysafires, por kjo nuk e ka penguar këtë ekip që të shënojë fitore bindëse.

Në setin e parë gjilanasit u munduan më shumë, duke ngadhënjyer me rezultat 24:26. Vendasit sikur u lodhën në setin e parë dhe më pas nuk mundën të bëjnë diç më shumë, ngase Drita fitoi me rezultat 21:25, kurse në setin e fundit fituan bindshëm me rezultat 14:25.

Sivjet KV Drita duket se ka një ekip më të mirë, të përbërë nga lojtarë të rinj, por tejet perspektivë.

You Might Also Like